Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska njoftoi se ajo do t’i propozojë qeverisë një dekret që do të shfuqizojë financimin vjetor të partive, për fondet që do të paguhen këtë vit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Si Ministre e Drejtësisë në kompetencat e së cilës është Ligji për financimin e partive politike, unë do të propozoj një dekret me fuqi ligjore për të shfuqizuar financimin e partive politike që do të paguhen këtë vit. Shpresoj që të gjitha partitë politike të mbështesin dekretin e propozuar”, shkruan Deskoska në profilin e saj në Facebook.
Partitë politike marrin 0.15% të buxhetit të shtetit sipas Ligjit për financimin e partive politike.
Në shifrat konkrete, ato varrojnë nga 4.5 milion deri në 5 milion euro, në varësi të buxhetit vjetor.
Shumica e këtyre fondeve, ose 70% e këtyre fondeve të siguruara nga buxheti i shtetit, merren nga partitë që fituan deputetë ose këshilltarë në zgjedhjet e fundit, në përpjesëtim me numrin e deputetëve ose këshilltarëve që fituan.
Për më tepër, buxheti i shtetit siguron 280.000 euro të tjera në vit për të financuar qendra kërkimore dhe analitike për partitë politike që veprojnë si pjesë e organizatës së brendshme të partisë./Telegrafi/