06/05/2024
20.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Qeveri të mos diskriminojë mediat

Lidhja Demokratike e Maqedonisë i bën thirrje qeverisë të rishqyrtojë vendimin e saj dhe tu mundësojë të gjitha mediave online që raportojnë drejtpërdrejt dhe të transmetojnë, domethënë, të raportojnë dhe transmetojnë konferencat për shtyp të Qeverisë për situatën e shkaktuar nga epidemia e coronavirusit.

“Çfarëdo diskriminim i mediave dhe gazetarëve në një kohë kur informimi i qytetarëve është i një rëndësie të madhe për shkak të nevojës për informim në kohë dhe të saktë mbi situatën me epideminë dhe masat e marra nga Qeveria është e papranueshme dhe në kundërshtim me standardet demokratike të funksionimit të shoqërisë në Maqedoni, madje edhe në rrethana të tilla të jashtëzakonshme”, thuhet në deklaratën e LD-së.

Regjistri i mediave online profesional të SHGM-së dhe Këshillit për Etikë të mediave në Maqedoni nuk mund të jetë justifikim për heqjen e akreditimit të mediave online.

Lidhja Demokratike gjithashtu i bën thirrje të gjitha mediave që të raportojnë profesionalisht dhe me përgjegjësi, të mos përhapin lajme dhe informacione të rreme, të mos bëjnë panik në këto kushte të jashtëzakonshme të infektimit me coronavirus./Telegrafi/

Të fundit