Të tjera lajme

Detaje nga bisedimet për rikonstruimin: Besar Durmishi i vetmi i paprekshëm

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi ka qenë emri i vetëm i sigurt për të vazhduar si ministër, gjatë bisedimeve për rikonstruimin e Qeverisë.

Sipas informacioneve nga bisedimet, analiza e brendshme e VLEN-it ka treguar se Durmishi ka arritur rezultate të rëndësishme në krye të Ekonomisë gjatë këtyre dy viteve.

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski e ka vlerësuar punën e Durmishit dhe ka kërkuar që ai të vazhdojë ta udhëheqë Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Këtë qëndrim e ka bazuar në anketat e brendshme të Qeverisë, të cilat e radhisin lartë Besar Durmishin si një ndër ministrat më të suksesshëm të Qeverisë.

Ndryshe, gjatë këtyre dy viteve si ministër, Durmishi realizoi Planin Operativ të vetëpunësimit, përmes të cilit u hapën rreth 2.500 biznese të reja. Ai siguroi përkrahje financiare për kompanitë, nëpërmjet Ligjit për Financimin e Investimeve. Durmishi gjithashtu pati rol kyç në sjelljen e investimit të ri turk në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë, kompaninë Cavo Otomotiv e cila pritet të punësojë rreth 500 persona.

Ministri i Ekonomisë gjithashtu rriti pagat e administratës në ministri, ndërsa edhe rezultatet ekonomike të vendit, si stabilizimi i inflacionit, rritja e prodhimtarisë dhe zhvillimi ekonomik, janë cilësuar si rezultate të punës së Besar Durmishit.

Të fundit