05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dhjetë raste të reja me Kovid-19 në Tetovë, të gjitha te personat nga komunat rurale

Shtabi i krizave pranë komunës së Tetovës kumtoi se nga 10 rastet e reja këtë herë nuk ka asnjë rast pozitiv në qytet, të gjitha rastet janë te njerëzit nga komunal rurale.

“Dhjetë rastet e sotme pozitive janë nga dy klasterë tashmë të njohur, gjashtë persona janë nga komuna e Tearcës dhe katër nga komuna e Bogovinjës. Numri i tërësishëm i të diagnostifikuarve tani arrin 292, prej të cilëve deri tani 136 persona janë shëruar, ndërsa 24 kanë vdekur. Me numrin e rasteve aktive në Tetovë dhe pesë komunat e rrethinës është 132”, potencojnë nga Shtabi i krizave.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi kërkoi që qytetarët të jenë të sinqertë në lidhje me kontaktet me të infektuarit nga koronavirusi.

“Shmangni vizitat në shtëpi dhe grupimet e ngjashme. Gjithashtu apelojmë që gjatë hulumtimeve epidemiologjike qytetarët të jenë të sinqertë dhe të japin informata të sakta në lidhje me kontaktet që i kanë pasur me personat e tretë, duke e marrë parasysh faktin që parandalimi është mënyra më e mirë për luftë kundër virusit, duke i marrë parasysh deklaratat e personave profesional, ai do të jetë mes nesh kohë të gjatë dhe duhet të mësojmë si të jetojmë me atë duke e mbrojtur veten dhe të tjerët. Edhe njëherë, e përsërisim thirrjen tonë deri te qytetarët në këtë periudhë të tregojnë kujdes plotësues dhe përgjegjësi në lidhje me masat mbrojtëse, mbajtjen e maskave, mbajtjen e distancës fizike dhe larjen e rregullt të duarve”, theksoi Arifi.

Prejse testimi i të punësuarve në kopshte tregoi se nuk ka të sëmurë me Kovid-19, nga komuna e Tetovës paralajmërojnë mundësi për fillim me punë të këtij institucioni.

“Komuna e Tetovës i ka dezinfektuar edhe sipërfaqet e jashtme dhe të brendshme si pjesë e zbutjes së masave, ndërsa të cilat parashikojnë hapjen e kopshteve në territorin e tërë Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, presim dhe shpresojmë se së shpejti Komisioni për Sëmundje Infektive ta miratojë kërkesën e Komunës së Tetovës për lirim të transportit të organizuar ndërurban në Tetovë dhe komunat e rrethinës”, theksuan nga komuna.

Sipas komunave, numri i tërësishëm i rasteve në komunën e Tetovës është 159 (9 persona të vdekur), Bogovinjë 58 (6 persona të vdekur), Tearcë 36 (2 persona të vdekur), Bërvenicë 19 (një person i vdekur), Jegunovce 13 (2 persona të vdekur) dhe Zhelinë 7 të infektuar (4 persona të vdekur). as/sa/

Të fundit