05/05/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan e miratoi pakon e re ekonomike prej tre trilionë dollarëve

Dhoma përfaqësuese e Kongresit të SHBA-së mbrëmë e miratoi pakon re të masave në vlerë prej tre trilionë dollarëve për mbështetje të ekonomisë.

Rreth një trilion do t’u jipet shteteve dhe autoriteteve lokale, parashihet edhe krijimi i fondit prej 200 miliardë dollarëve për të punësuarit në sektorët më të rëndësishëm dhe më të ngarkuar, përfshirë edhe mbrojtjen shëndetësore. Përveç kësaj, ndihma për familjet do të rritet deri 6.000 dollarë, ndërsa edhe 75 miliardë dollarë do të shpenzohen për zbatimin e testeve për koronavirusin.

Parashihet edhe ndihmë më e madhe për papunësinë dhe për mbulimin e kredive në arsim.

Propozim ligji dihet ta kalojë edhe filtrin e Senatit, Dhomës së epërme të Kongresit të SHBA-së. ab/

Të fundit