Të tjera lajme

Jovan Manev përforcon mbrojtjen e Shkëndijës

Reprezentuesi Jovan Manev është zyrtarisht futbollist i ri i Shkëndijës, vjen nga Rijeka dhe firmos deri verën e vitit 2028. 

KF Shkëndija me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e qendrës, Jovan Manev, i cili është përforcimi më i ri i skuadrës sonë në këtë afat kalimtar.

Pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore, futbollisti 25-vjeçar, në prani të drejtorit sportiv Ardian Cuculi, firmosi një kontratë dyvjeçare me kuqezinjtë, duke u lidhur me klubin tonë deri në verën e vitit 2028.

Jovan Manev është reprezentues i rregullt i Maqedonisë së Veriut dhe sjell një përvojë të madhe ndërkombëtare në repartin defensiv. Ai është rritur në shkollën e futbollit të Bregallnicës së Shtipit, para se të transferohej në Turqi te skuadra e Adana Demirspor. Karriera e tij vazhdoi në Kroaci, ku fillimisht u aktivizua si i huazuar te Osijeku, para se të transferohej te Rijeka. Sezonin e fundit, Manev luajti si huazim te Novi Pazari, ndërsa tani ka vendosur të largohet përfundimisht nga Rijeka për t’u veshur kuqezi.

Me përvojën ndërkombëtare, Manev pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme për mbrojtjen e Shkëndijës në sfidat që na presin.

Të gjithë në KF Shkëndija i urojmë Jovan Manevit mirëseardhje në familjen kuqezi dhe shumë suksese me fanellën e Shkëndijës.

Të fundit