14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Di Giovanni: Martesa e fëmijëve është ende problem për vajzat në Maqedoni

Përfaqësuesja e UNICEF-it Patricia Di Giovanni po bën thirrje për më shumë veprime për t’i dhënë fund martesës së fëmijëve në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Siç thuhet në deklaratën e saj me shkrim, përveç luftës për barazi gjinore dhe mirëqenie të grave, nuk duhet të harrohet edhe një pasojë e rëndë e pabarazisë së rrënjosur gjinore, martesa e fëmijëve.

“Edhe pse kjo praktikë e dëmshme është ulur ndjeshëm në dekadën e fundit, martesa e fëmijëve vazhdon të jetë problem për vajzat në Maqedoninë e Veriut. Tetë për qind e të gjitha grave të moshës 20 deri në 24 vjeç në vend janë martuar ose kanë bashkëjetuar para moshës 18 vjeç. Akoma më shqetësuese është se 45 për qind e grave rome të moshës 20 deri në 24 vjeç në vend ishin të martuara ose në një lidhje para moshës 18 vjeç dhe 15 për qind e grave të të njëjtit grup ishin të martuara ose në një lidhje para moshës 15 vjeç”, thekson Di Giovanni.

Ajo thekson se martesat e fëmijëve i privojnë vajzat nga fëmijëria dhe kanë pasoja të dëmshme për shëndetin dhe perspektivën e tyre ekonomike. Ato ndikojnë negativisht në zhvillimin, aksesin në shkollë dhe cilësinë e përgjithshme të jetës së tyre.

Ajo shton se tek vajzat që martohen para moshës 18 vjeç, probabiliteti për t’u bërë viktima të dhunës në familje është më e lartë dhe probabiliteti për të qëndruar në shkollë është më i ulët. Shpesh lidhet ngushtë me të pasurit fëmijë në moshë të hershme, me një rrezik të shtuar të komplikimeve gjatë shtatzënisë dhe lindjes.

Të fundit