Agjërimi, Muaji i Ramazanit [është ai] në të cilin u shpall Kurani, një udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). Prandaj, kushdo që shikon [hënën e re] të muajit, le ta agjërojë; dhe kushdo që është i sëmurë ose në udhëtim – atëherë le të agjëroj aq ditë më vonë. Zoti synon për ju lehtësim dhe nuk synon për ju mundimin dhe[do] që ju të përfundoni periudhën dhe ta madhëroni Zotin për atë [atë] që ju udhëzoi; dhe që ta falënderoni.((Kapitulli (2) sureja -Bekare (2: 185))
Sipas Kuranit të Shenjtë, ka grupe njerëzish që mund të sëmuhen duke agjëruar. Bazuar në këshillat mjekësore dhe fetare, pacientëve me diabet u rekomandohet vizita te mjeku 6-8 javë para Ramazanit për të kuptuar kategorinë e rrezikut përpara se të vendosin të agjërojnë. Në kushte të epidemisë momentale, shumica e personave me diabet nuk kanë aritur të bëjnë kontrollimet e duhura dhe të kenë vlerësim nga mjeku diabetolog. Kjo është e rëndësishme edhe nga aspekti I sigurisë shpirrtërore, sepse nëse mjeku (familjar apo diabetologu) këshillon të mos agjërohet, ato do të marrin të njëjtin shpërblim.
Në përgjithësi, a është i sigurt agjërimi i Ramazanit për personat me diabet?
Në përgjithësi, te shumica e personave me diabet, agjërimi nuk përbën rrezik shtesë për ta. Sidoqoftë, disa njerëz me diabet nuk duhet të agjërojnë sepse agjërimi mund t’ua rrezikoj shëndetin atyre.
Pacientët me diabet duhet të konsultojnë mjekun e vet dhe të vendosin rreth agjërimit sipas kategorisë që i përkasin:
Kategoria 1 –rreziku shumë i lartë. NDALOHET agjërimi (nëse kanë një nga këto: hipoglicemi të rënda dhe të shpeshta tre muaj para ramazanit, ketoacidozë diabetike, dëmtim të veshkave, diabet të tipit 1 të kontrolluar keq, sëmundje akute, shtatëzani, probleme të zemrës, pleqëria me gjendje të dobët shëndetësore)
Kategoria 2 – rreziku i lartë. NUK DUHET të agjërohet (nëse kanë një nga këto: diabet të tipit 2 të kontrolluar keq, diabet i tipit 1 ose 2 i trajtuar me insulinë një apo më shumë herë në ditë, shtatëzania, problemet me veshka, komplikime tjera apo sëmundje tjera, një profesion fizikisht i rëndë, trajtimi me ilaçe që mund të ndikojë në funksionin mendor)
Kategoria 3 – rreziku mesatar/i ulët. Vendimi i PËRBASHKËT që të mos agjërohet bazuar në mendimin diskrecional të mjekut dhe aftësia e personit që të agjëroj (nëse kanë mirë të kontrolluar diabetin e tipit 2 të trajtuar me një ose më shumë: tableta dhe barna injektues joinsulinik).
Menaxhimi i diabetit gjatë agjërimit
Matja e sheqerit në gjak dhe marrja e insulinës apo injekcioneve tjera joinsulinik për diabetin nuk e prish agjërimin. Me qëllim që të shmanget hipoglicemia e mundshme (rënia e sheqerit në gjak) apo hiperglicemia (sheqeri i lartë në gjak), preferohet matje më të shpeshta me glukometër si gjatë agjërimit ditën ashtu edhe kur nuk agjëroni (nga iftari deri në syfyr).
Agjërimi duhet të ndërpritet menjëherë nëse:
• glukoza në gjak është më e ulët se 3.9mmol/L
• glukoza në gjak është më e lartë se 16.6 mmol/L ( është shumë e rëndësishme që të matet sheqeri në gjak pas 1-2 orëve)
• Nëse shfaqen simptoma të hipo/hiperglicemisë, dehidrim ose sëmundje akute
Çka pasi të mbaroj muaji i Ramazanit?
Gjatë festës së Fitër Bajramit, duhet të shmangen ushqimet e tepruara (sidomos ëmbëlsirat) për shkak të rrezikut nga hiperglicemia. Rregullisht duhet kontrolluar sheqerin në gjak dhe të konsultohet me kohë diabetologu amë ( në kushte të epidemisë momentale, përmes telefonit).
Çfarë është rreziku i Covid 19 te diabeti gjatë agjërimit?
Rreziku i COVID-19 te pacientët me diabet që agjërojnë në Ramazan është i lidhur kryesisht me dy aspekte:
1. Aftësia e zvogëluar e trupit kundër infeksionit për shkak të glukozës së lartë të gjakut
2. Aftësia e zvogëluar e trupit kundër infeksionit për shkak të pranisë së sëmundjeve tjera siç janë sëmundja e zemrës , sëmundja vaskulare ose sëmundja e veshkave, etj.
Grupet në vijim poashtu konsiderohen si me rezik të lartë/shumë të lartë për agjërim dhe duhet të theksohet për të shmangur agjërimin për shkak të rrezikut të shtuar të COVID-19:
• Ato me vlera të larta të sheqerit në gjak për gjatë kohë
• Ato me ketoacidozë diabetike jo të largët ose me vlera shumë të larta të sheqerit në gjak
• Ato me gjendje tjera shëndetësore siq janë sëmundjet e zemrës apo veshkave apo infeksionet në këmbë
• Pleqtë me diabet dhe me shëndet të dobët
• Ato me sëmundje akute (diare, vjellje, ethe, etj.)
Diabeti, Ramazani dhe COVID19– këshilla praktike
• QËNDRO NË SHTËPI
• Ndiq këshillat e përgjithshme për COVID-19
• Mbaj me vete sasi të mjaftueshme të barnave dhe bëj korrigjim të dozës sipas këshillave të mjekut
• Merr me rregull barna tjera për shtypjen e gjakut, barna për zemrën dhe kolesterolin, etj
• Shmang ushqimin ose pijet e tepërta të pasura me glukozë dhe/ose yndyrë gjatë Ramazanit.
• Bëj aktivitet fizik të rregullt dhe ushtrime të lehta
• Pij sasi të mjaftueshme të ujit (për ata që nuk kanë sëmundje të zemrës ose veshkave)
• Kontrollo rregullisht sheqerin në gjak gjatë agjërimit si dhe gjatë orëve kur nuk agjëron (nga iftari – syfyr).
• Nëse glukoza në gjak është vazhdimisht e lartë, ndërpre agjërimin, pij sasi të mjaftueshme ujë, merr dozën e ilaçit dhe konsulto mjekun tënd diabetolog!
Literatura e konsultuar:
IDF (International Diabetes Federation)
DaR (Diabetes&Ramadan International Alliance)
E huazuar nga Dr Irfan Ahmeti (specijalist endokrinolog)/Tv Koha/