27/05/2024
19 C
Tetovo

Të tjera lajme

KF Shkëndija më e mirë se KF Shkupi, së bashku me Strugën tani në vendin e parë

Në orët e pasdites në stadiumin e Çair u zhvillua ndeshja ndërmjet KF Shkupit dhe KF Shkëndijës, ku mysafirët arritën të fitojnë me rezultat 0-2, 

Me këtë rezultat, Shkëndija tani është tri pikë para Shkupit. Në vendin e parë është edhe Struga, e cila sot fitoi kundër Gostivarit me rezultat 1-0.

Voska Sport gjithashtu u tregua e suksesshme, pasi në minutat e fundit arriti të fiton 3 pikë, pasi fitoi kundër Sileksit me rezultat 2-1.

Në të njëjtën kohë u luajtën edhe ndeshjet tjera të javës së XXXI-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut: Akademija Brera – Bregallnica 1-1, Vardar – Makedonija 1-1 dhe Rabotnicki – Tikvesh 3-1.

Në krye të tabelës gjendet Shkëndija dhe Struga me 61 pikë, e treta Shkupi me nga 58 pikë, ndërsa Voska Sport dhe Gostivari gjendet në pozitën e shtatë dhe të tetë me 40 pikë. Pas kësaj jave, kanë ngelur edhe dy javë tjera, duke përfshirë edhe dy ndeshjet e rëndësishme Shkëndija – Struga (12 maj) dhe Struga – Shkupi (19 maj).

Ndryshe, në sezonin 2024/25 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe ekipi tjetër shqiptar, Besa e Dobërdollit, pasi arriti të bëhet kampion në Ligën e Dytë në sezonin 2023/24.

Më 17 prill, Voska Sport nga Ohri për herë të parë u kualifikua në finalen e Kupës së Maqedonisë. Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut do të luhet më 22 maj.

Të fundit