27/04/2024
10.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Diamanti i rrallë blu shitet në ankand për më shumë se 40 milionë dollarë

Një diamant blu shumë i rrallë është shitur mbi 40 milionë dollarë në një ankand në Gjenevë.

Diamanti Bleu Royal 17.61 karat, i vendosur në një unazë, kapi shifrën e 43.8 milionë dollarë, tha shtëpia e ankandit Christie’s.

“Është perla më e madhe dhe e ndritshme ngjyrë blu që është shfaqur ndonjëherë për shitje në historinë e ankandeve”, deklaroi tha Christie’s.

Pjesë e një koleksioni privat për 50 vite, kjo është hera e parë që Bleu Royal u shit në një ankand.

“Ky diamant është ndër më të rrallët që janë zbuluar”, tha shtëpia e ankandeve në një deklaratë.

Christie’s u shpreh se vetëm tre diamante blu mbi 10 karat janë shfaqur për shitje në historinë e saj 250-vjeçare të ankandit, në 2010, 2014 dhe 2016.

Oppenheimer Blue 14.62 karatësh u shit për mbi 57 milionë dollarë në vitin 2016, sipas Christie’s.

Të fundit