12/08/2022
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Digjitalizim, pajisje të shkollave dhe zhvillim profesional i kuadrit – prioritete arsimore në katër vitet e ardhshme

Strategjia kombëtare për digjitalizim të sistemit arsimor, reforma me fokus në zhvillimin e të menduarit logjik të nxënësve, zhvillim profesional dhe motivim të mësimdhënësve, shkolla më mirë të pajisura dhe deri 1,5 për qind ndarje të mjeteve për shkencë më 2024 janë në mesin e planeve të Qeverisë në mandatin e ri katërvjeçar.

Interesi kulmor kombëtar është që të ngrihet cilësia e arsimit në mënyrë që t’u përgjigjet sfidave të kohës së re meqë pandemia tregoi se sa është e rëndësishme që kapaciteti i sistemit arsimor të ndryshohet, përshtatet dhe modernizohet. Për përgatitjen e gjeneratës së re për kohën dhe teknologjitë e reja dhe për kapacitet të rritur për përballje me kriza, siç është pandemia me Kovid-19, Qeveria në Programin për punë 2020-2024 planifikon Strategji kombëtare për digjitalizimin e sistemit arsimor me të cilën përkufizohet dhe dekretohet mësimi në distancë, si dhe zgjidhja e mundshme alternative për nxënie me zbatimin e mjeteve për komunikim elektronike pa prani fizike të nxënësve në mësim.

Një ekip qeveritar do t’i përkushtohet zhvillimit të formave dhe përmbajtjeve digjitale në arsim. Me ndihmën e shtëpive vendore të programimit dhe mbështetjes nga fakultetet informatike-teknike, do të krijohet platforma qendrore kombëtare. Paralajmërohet edhe mbështetje financiare e prodhimit të video-klipeve si materiale shkollore me përmbajtje dhe tema nga lëndët, për çka do të mund të konkurrojnë të gjithë mësimdhënësit e shkollës fillore dhe të mesme. Libra shkollorë elektronik do të ketë në të gjitha gjuhët mësimore të kapshme për secilin nxënës.

Për arsim cilësor do to investohet shumë në potencialin kadrovik me motivimin dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve përmes trajnimeve falas nga provajderët e akredituar. Në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, do të vendoset modeli më përkatës për vlerësimin e punës dhe cilësisë së mësimdhënësve. Me rregullore të reja, ata do të kenë paga më të larta nëse kanë pasur trajnime dhe kanë përvetësuar kompetenca të reja, ndërsa do t’u zvogëlohet puna administrative në mënyrë që të fokusohen tërësisht në nxënësit dhe procesin arsimor. Për kuadër më të mirë në shkolla, Qeveria do të ofrojë bursa për studentë të shkëlqyeshëm të fakulteteve për mësimdhënës.

Sipas Programit për punë të Qeverisë 2020-2024, për tre muaj do të analizohen rezultatet e nxënësve tanë nga testimi i fundit ndërkombëtar – PISA (shkenca natyrore, lexim dhe matematikë) me rekomandime konkrete për reforma të mirëfillta dhe efikase në arsim. Në këtë drejtim planifikohen testime të ngjashme me PISA-n në çdo gjysmëvjetor dhe çdo shkollë. Testet do të jenë anonime dhe nuk do të ndikojnë në notat e nxënësve, as të mësimdhënësve, por do t’u ndihmojnë shkollës dhe shërbimit pedagogjik të përpilojnë masa konkrete për përmirësimin e arsimit në çdo shkollë.

– Ta formatojmë arsimin dhe të ngremë cilësinë në mënyrë që të mund të përballemi me sfidat e kohës së re. Do të zhvillohet arsim cilësor i kapshëm për të gjithë, që do të krijojë kuadro që do të mendojnë logjikisht dhe në mënyrë kritike dhe do të miratojnë konstatime të mbështetura në fakt dhe analiza. Reforma arsimore do të thotë fokus në të menduarit logjik dhe zgjidhjen e detyrave logjike të mbështetura në analiza që do të fillojnë që në ciklin e parë të arsimit fillor nëntëvjeçar. Në mënyrë plotësuese, do të angazhohemi për promovimin e nxënies tërëditore, bëhet e ditur në Programin.

Arsimi dual do të vazhdojë të jetë në fokusin e politikave arsimore. Do të investohet në programe atraktive, pajisje dhe rritje të kapaciteteve të përfshirjes së bashkësisë afariste e cila para fillimit të regjistrimeve do të konsultohet për kuotat për regjistrim sipas profileve të caktuara.

Programi i Qeverisë përmban edhe plane për ndërtimin ose rikonstruksionin e shkollave fillore dhe të mesme në shumë komuna, si dhe pajisje të qendrave rajonale për arsim profesional dhe trajnim (VET qendra) në Tetovë, Kumanovë dhe Ohër. Paralajmërohen objekte për Gjimnazin e ri matematikor-informatik dhe për Kampin universitar “Nëna Terezë” në Shkup, ndërsa Akademia e sportit do të vendoset në kompleks të ri modern sportiv. Në planet infrastrukturore janë edhe riparimi dhe efikasiteti energjetik i shtëpive studentore dhe ndërtim i sallave sportive të shkollave.

Do të investohet edhe në shkolla të pajisura më mirë me material mësimor, laboratori… dhe klasa më të vogla, deri 20 fëmijë në paralele. Do të ekiporen shërbimet profesionale me ekipe prej së paku tre bashkëpunëtorëve (pedagog, psikolog dhe defektolog) dhe do të rishqyrtohet formula për financimin e shkollave fillore dhe të mesme publike. Financim të nxënësve dhe studentëve më të mirë, mbështetje të nxënësve dhe mentorëve të tyre për pjesëmarrje në olimpiada dhe gara ndërkombëtare dhe shpërblime në para për tri vendet e para të fituara, janë në mesin e angazhimeve të Qeverisë në periudhën katërvjeçare.

Në arsimin e lartë paralajmërohet dhënia e bursave për studime të magjistraturës nga profesionet deficitare, si dhe të studentëve të talentuar që do të mundësojë mbajtjen e të rinjve për të studiuar në ven dhe krijimin e sistemit me të cilën do të mbahen të diplomuarit më të mirë për të punuar në veprimtari shkencore-hulumtuese dhe të lartë arsimore në universitetet dhe institutet shkencore përmes procedurave më të shpejta të aprovimit të punësimeve dhe dhënien e bursave për studimet e tyre të doktoraturës.

Në pjesën e programit qeveritar kushtuar arsimit për vitin 2020-2024 janë saktësuar edhe plane për shkencën – në kuadër të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT) në vitin 2020 do të formohet një departament për hulumtime shkencore në mënyrë që në vitin 2024 veçimi i përgjithshëm për shkencë të arrijë 1,5 për qind.

Të fundit