20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në botë mbi 27 milionë raste të Kovid-19, tek ne 15,090

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Kovid-19 në vend që nga fillimi i epidemisë arriti në 15,090, 12,235 u shëruan dhe 617 njerëz humbën betejën me koronavirusin.

Aktualisht, sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, ka 2,238 raste aktive, më shumë në Shkup 754, në Kumanovë 262, Prilep 152, Gostivar 136, Tetovë 124 dhe në Shtip 106. Vetëm Resnja është pa ndonjë rast aktiv, si dhe në fund të listës janë edhe Krusheva me një rast dhe Vallandova dhe Demir Hisari ku ka dy raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 997 testime, ndërsa janë regjistruar 92 raste të reja me Kovid-19, janë shëruar 86 pacientë dhe tre kanë vdekur. Janë testuar 997 persona. Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 157,519 teste të Kovid-19.

Në spitale aktualisht mjekohen 301 pacientë, nga të cilët 53 janë në mbështetje të oksigjenit dhe dy në ventilim mekanik.

Midis vendeve të rajonit, më shumë raste të Kovid-19 deri më tani janë konfirmuar në Serbi rreth 32 mijë, në Bosnjë e Hercegovinë 21,5, Bullgaria ka 17,9, Kosova 14, Kroacia 12, Greqia 11.4 dhe Shqipëria 10,1 mijë.

Në të gjithë botën, numri i pozitivëve me kovid ka tejkaluar 27 milionë. 19,2 milion janë shëruar, 885 mijë kanë vdekur, ndërsa për momentin janë aktivë rreth 7 milionë.

Më shumë raste të konfirmuara janë në SHBA 6,4 milionë, në Indi 4,2, Brazil 4,1 dhe në Rusi një milion. Kina, ku filloi pandemia e Kovid-19, deri më tani ka regjistruar rreth 85,000 raste pozitive me Kovid-19. mb/

Të fundit