23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dimitrievski bëri thirrje për qetësi, shëndeti kolektiv është prioritet

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në rrjetet sociale ka bërë thirrje për qetësi, duke theksuar se ata që nuk kanë mundësi të furnizohen do të kenë asistencë këto dy ditë.

“Të dashur bashkëqytetarë, numri i qytetarëve të infektuar nga Kovid 19 në Kumanovë është dukshëm në rritje. Vendimi për të kufizuar lëvizjen është i domosdoshëm, të gjithë duhet ta respektojmë atë për të parandaluar pandeminë. A duhej paralajmëruar më parë, natyrisht, pasiqë Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim e ka kërkuar këtë që nga data 22 mars, por ajo që individë gjatë gjithë kësaj kohe sillen në mënyrë papërgjegjshme dhe nuk respektojnë rekomandimet dhe masat e Shtabit dhe Qeverisë, na vendos të gjithëve në rrezik nga pandemia”, ka shkruar Dimitrievski në Fejsbuk.

Ai ka nënvizuar se shëndeti kolektiv është përparësia numër një.

“Më vjen keq për gjithë këtë që po kalojmë së bashku. Apeloj për qetësi dhe pa panik do ta tejkalojmë edhe këtë. Qëllimi është ta parandalojmë përhapjen e virusit, mbani distancë dhe qëndroni në shtëpi. Shëndeti kolektiv është prioritet numër një”, ka thënë Dimitrievski.

Ndalesa për lëvizje përfundon në orën pesë të mëngjesit të ditës së hënë. am/fab

Të fundit