21/07/2024
27.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dimitrov dhe Osmani në Bruksel në takime me Borelin dhe Lajçakun

Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane Nikolla Dimitrov dhe shefi i diplomacisë Bujar Osmani, sot në ditën e dytë të vizitës në Bruksel, do të kenë takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurt dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borel.

Është paraparë që Dimitrov dhe Osmani të takohen edhe me përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, si dhe me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të KE-së për fqinjësi dhe negociata për zgjerim.

Pritet që në takimet Dimitrov dhe Osmani sërish t’i theksojnë pritjet nga BE-ja për t’i kushtuar më shumë vëmendje procesit të integrimit evropian, veçanërisht në rastin e Maqedonisë së Veriut, e cila që nga marsi i vitit të kaluar ka vendim konsensual nga të gjitha vendet anëtare për të filluar negociatat.

Të njëjtin mesazh ata ia transmetuan edhe ministrit të Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santosh Silva, vendi i të cilit aktualisht është kryesues aktual me KE-në, në takimin e mbrëmshëm në Bruksel.

Silva theksoi se Presidenca portugeze me Bashkimit Evropian e konsideron procesin e zgjerimit si një çështje të rëndësishme dhe do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të intensifikuar dialogun për harmonizimin e Kornizës negociuese dhe për të filluar zyrtarisht negociatat e pranimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, Dimitrov dhe Osmani në margjinat e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së, dje patën takime edhe me ministrat e punëve të jashtme të Suedisë, An Linde dhe të Finlandës, Peka Havisto, nga të cilët gjithashtu, morën mbështetje për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut.

Të fundit