12/04/2024
15 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dimitrov: I mirëseardhur kthimi i perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor

Kthimi i sërishëm në perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor është i mirëseardhur, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov për portalin e Brukselit “Politiko”.

“Ne do të ishim akoma më të lumtur sikur të përmendej zgjerimi apo kompletimi i Bashkimit Evropian. Megjithatë në fund, Këshilli solli vendim për t’i filluar negociatat inkuadruese”, theksoi Dimitrov duke e përmbledhur disponimin e liderëve rajonalë pas Samitit të djeshëm BE – Ballkani Perëndimor.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian në Samitin e djeshëm potencuan se rajoni mbetet “prioritet absolut” për BE-në dhe e përshëndetën miratimin e metodologjisë së re negociuese, si dhe vendimin për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. shk/

Të fundit