17/06/2024
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dita e gjashtë e debatit për propozim-buxhetin e vitit 2023

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot do ta vazhdojë debatin e amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2023. Kjo është dita e gjashtë e debatit të amendamenteve nga dhjetë ditët e parashikuara.

Janë dorëzuar gjithsej 263 amendamente, prej të cilave 200 janë të OBRM-PDUKM-së opozitare. Debati amendamentues për Propozim-buxhetin zgjat shtatë ditë, pas së cilës ai duhet të jetë në seancë plenare.

Në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm rritja është parashikuar në 2,9 për qind, ndërsa inflacioni 7,1 për qind. Të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, kurse shpenzimet në nivelin prej 324,8 miliardë denarë ose janë 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022.

Deficiti buxhetor është në nivelin prej 4,6 për qind të BPV-së së planifikuar. Për shpenzime kapitale, nga ana tjetër, janë planifikuar 48,9 miliardë denarë, ose rreth 52,3 për qind më shumë në krahasim me planin për vitin 2022.

Të fundit