24/06/2024
18 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski: Një dokument vërteton rolin e Dimovskit për Onishçenkon

Shtetësia për oligarkun pro rus, Oleksander Onishçenko mund ta ndëshkon drejtorin e ASK-së, Viktor Dimovski për të mos shkuar ambasador në Francë vetëm në rast se raporti i ASK-së në Qeveri dhe hetimi i MPB-së dëshmojnë se Dimovski ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Dyja dokumentet që dëshmojnë këtë janë të klasifikuara dhe janë lexuar në seancë të mbyllur të Qeverisë.

Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë në “Rruga drejt” tha se vendimi i tij për ta dërguar ose jo Dimovskin ambasador në Paris varet nga përmbajtja e një dokumenti.

“Qeveria në fund duhet të më njofton se ky kandidat ka përfunduar procedurën dhe propozojmë të shkon për ambasadorë. Të shohim nëse Qeveria do të më jep një propozim të tillë. Qeveria atë që e dërgon tek unë bazohet në atë që është konstatuar në raportin e ASK-së dhe MPB-së. Unë nuk e di çfarë thuhet në ato raporte. Nëse në bazë të atyre raporteve Qeveria konstaton se Viktor Dimovsi nuk ka përgjegjësi personale madje as në nivelin objektiv dhe më thotë se puna është e pastër, unë do ta nënshkruaj atë dokument. Me duhet ai dokument nga Qeveria”, tha Stevo Pendarovski, President.

Sipas Pendarovskit përgjegjësia për skandalin me shtetësinë e Onishçenkos nuk mund të përfundon vetëm me dy të suspenduar.

“Janë të paktën katër njësi organizative të cilat japin pajtim për raste të tilla. Të gjitha këto njësi kanë thënë po. E dyta, nuk e di çfarë përmban hetimi i MPB-së. Nëse bëhet fjalë për ujdi fitimprurëse, dikush ka paguar për atë sepse ne duhet patjetër ta dimë edhe atë aspekt që të mund ta konfirmojmë nëse nivelet para se të arrihet tek drejtori janë të pastra dhe kjo ka ndodhë si pasojë e pakujdesisë sepse ata vërtetë kanë punë voluminoze, ose duhet të shohim dyshimet për interesa të tjera”, deklaroi Stevo Pendarovski, President.

Agjencia e Zbulimit që është nën kompetencë të presidentit nuk është pyetur fare për shtetësinë e oligarkut pro rus. Qeveria ka marr mendim nga çdo institucion, përfshi edhe Federatën e kalëruesve dhe Agjencinë për Rini dhe Sport, por nuk ka vlerësuar se duhet edhe mendimi i Agjencisë së Zbulimit e cila mbase mund të ketë pasur informacion paraprak për profilin e Onishçenkos. Ky i fundit sipas presidentit nuk mund të krahasohet me ish biznesmenin indian, Subrata Roi i cili gjithashtu kishte marrë shtetësi maqedonase. Subrata Roi sipas Pendarovskit nuk ishte spiun rus, ndërsa Onishçenko është spiun i Rusisë. Qeveria në seancën e 6 dhjetorit vendosi t’i konfiskon shtetësinë Onishçenkos, ndërsa në procedurë është hetimi për vërtetimin e përgjegjësisë brenda për brenda ASK-së. /Alsat.mk-Adrian Kerimi

Të fundit