Agresioni rus në Ukrainë ka hyrë në ditën e shtatë. Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se gjatë mbrëmjes që lam pas, në qytetit Zhytomyr që gjendet 120 kilometra në perëndim të Kievit janë kryer granatime nga ana e Rusisë, me ç’rastë janë vrarë dy civil. Sulmet ajrore kishin për cak bazën ajrore të qytetit, por shumica prej raketave goditën ndërtesat kolektive dhe shtëpitë. Ministri i Brendshëm ukrainas ka njoftuar në Twitter, se të paktën dy persona janë vrarë dhe 16 tjerë janë plagosur. Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se trupat e saj kanë fituar kontrollin e qytetit Herson, i cili gjendet në jug të Ukrainës, transmeton Portalb.mk.