23/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nafta arrin çmimin më të lartë në 7 vite, shkaku i krizës në Ukrainë

Çmimi i naftës në SHBA u rrit me 7% të mërkurën duke arritur në 102 dollarë për fuçi, për të parën herë pas 7 vitesh, kjo edhe për shkak të krizës së fundit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Edhe pse zyrtarët e energjisë anembanë botë janë pranë arritjes së një marrëveshje për të nxjerrë naftën rezervë, çmimet vijojnë të rriten shumë shpejt.

Në një kohë kur nxjerrja e koordinuar e rezervave të naftës mund të jetë e pashmangshme, tregu mori gjithashtu sinjale të reja se OPEC dhe aleatët e tij nuk po vijnë në shpëtim.

Pavarësisht presionit për të rritur prodhimin, kabineti i Arabisë Saudite riafirmoi angazhimin e tij ndaj marrëveshjes së OPEC +, një pakt që kërkon vetëm një rritje modeste të prodhimit.

Të fundit