19/05/2024
19.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dita e të moshuarve, analiza pa pagesë në Laboratorin Laor | VIDEO

Laboratori Laor në bashkëpunim me Shoqatën e Pensionistëve të Tetovës, me rastin e 1 Tetorit, ditës ndërkombëtare të të moshuarve, duke filluar nga dita e hënë me 3 Tetor deri të Premten 7 Tetor, u mundëson personave mbi moshën 60 vjeçare analiza të gjakut pa participim, njofton Televizioni Koha.

E gjithë ajo që duhet të bëjnë personate  moshuar është që të marrin një udhëzim nga mjeku amë për në laboratorin Laor.

Nga Shoqata e Pensionistëve të Tetovës falënderojnë drejtuesit e laboratorit Laor që u mundësojnë në këtë kohë të bëjnë analiza pa participim, transmeton Televizioni Koha.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që t`ju dilet në ndihmë të gjithë tëb moshuarve të cilët në këtë kohë të krizës financiare duhet që të vazhdojnë të kujdesen për shëndetin e tyre.

Ndryshe, Laboratori Laor gjendet në rrugën 29 nëntori në rrugën e spitalit të Tetovës. /TV KOHA/

 

Të fundit