02/05/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Paralajmërohet shtrenjtim i bukës dhe miellit | VIDEO

Deri në fund të nëntorit çmimi i bukës, miellit dhe produkteve të furrës do të rritet për së paku 10 për qind, paralajmërojnë mullisët.Arsyet për shtrenjtimin, thonë, janë energjia e shtrenjtë elektrike dhe rritja e çmimeve të grurit në bursat. Mullisët kërkojnë subvencione për energjinë elektrike ose të shtohen në tregun e rregulluar pasi vetëm kështu, potencojnë, do të qetësohej situata dhe në mënyrë përkatëse do të uleshin çmimet në dobi të popullatës.

Kryetari i Grupacionit të industrisë së mullisëve dhe furrave në Odën Ekonomike, Goran Malishiq, në dobi të madhe do të ishin tepricat e natës që i shet EMV pasi edhe ashtu 75 për qind e prodhimit të industrisë së furrave zbatohet në orët e natës. Që nga korrja e vitit 2022, çmimi në bursën franceze është rritur me rreth 10 për qind dhe në Serbi po ashtu është 10 për qind. Kjo do të rrisë dukshëm çmimin e miellit dhe bukës dhe brumërave për të paktën 10 për qind në periudhën e ardhshme prej maksimumi 40 deri në 50 ditë”, thekson Malishiq.

Sipas tij, problem i madh për momentin është edhe çmimi i energjisë elektrike.

“Çmimi i energjisë elektrike për gushtin 2022 në tregun e hapur ishte 32 denarë për kilovat orë, që për kompanitë është 500 për qind rritje e kostos në krahasim me vitin e kaluar. Të gjitha këto rritje do të kontribuojnë në rritjen e çmimit të bukës ose në mbylljen e pashmangshme të kapaciteteve industrial”, tha ai.

Të fundit