Moti me shiu, mbase ndikoi tek frekuentimi i qytetarëve, por Tregu në Tetovë, sic quhet ndër popull “Pazari i grave” nuk e kishte humbur pamjen tashmë të njohur me ofertat e larmishme që në gjuhën e publicitetit munë të pagëzohet si “të gjitha në një vend”.
“Dita e Enjte – Ditë Tregu në Tetovë. Pleqtë që moti kanë thënë “Në tregjet e Tetovës, vetëm nënë e babë nuk mund të gjesh, tjerët i ke të gjitha”. Në këtë pjesë të qytetit që ndër popull njihet si “pazari i grave” e enjtja shton gjallërinë dhe fluksin e njerëzve por dilema që shtrohet është se cfarë impakti ka ky treg si për blerësit poashtu edhe për shitësit”
Qytetarët kryeisht janë të kënaqur me ofertën në këtë treg. Por, shqetësimi kryesor vazhdon të mbetet rritja e cmimeve.
“Si duket pazari – viran, sendet shumë të shtrenjta”
“Hiç s`bën. Shtrenjtë shumë. Veç këtu vijmë, tjetërkund nuk marrim”
“Koha e keqe sot. Çmimet të njëjta, nuk kanë ndryshuar. Unë shikova se cfarë ka, por bashkëshortja I paska blerë të gjitha”
“Sot katastrofë, ja shi dhe ftohtë. Cmimet, mos pyet, katastrofë. Si mendoni, a kështu me jetu?
“Pazari me shi. Çmimet janë reale”
“Hiç kurgjë. Cmimet, për mua nuk janë të shtrenjta, për tjerët – po.
“Cmimet I dini edhe vet. Janë pak të larta. Janë të gjitha në Pazar por pare s`ka”
“Sot ishte mirë, por shiu pak e prishi. Cmimet reale, në këtë kohë I ke të gjithë të mirat. 100 den 1kg trangujt, 120 den domatja”
Qytetarët me nostalgji kujtojnë kohërat e kaluara dhe atmosferën në këtë treg para 30, 40 apo 50 viteve. Thonë se atëherë fuqia blerëse ka qenë më e madhe dhe se ka patur më shumë njerëz dhe blerës.
“Në Pazar kam punuar kudo edhe në Beograd kam punuar, e di pazarin shumë mirë. Shumë më mirë ka qenë më para”
Tri herë është ndërruar vendi I pazarit. Para 50 viteve, normal ma lirë, marka e gjermanit ka qenë e fortë. Jetesa më e lirë më e mirë, popullata e bashkuar, tash telefonin e ke shok më të ngushtë, as mysafir, as shok, askend”
“Shumë më I madh ka qenë, tash është zvogëluar krejt, s`ka njerëz. Më parë prej te Çarshia Epërme deri këtu është dashur dy orë, nuk mund të dilje prej njerëzve”
“Shumë më I mirë, edhe pare, edhe punë gjithcka kishte”
“Pazari i atëhershëm nuk vin asnjëherë. Ka qenë më ndryshe. Tani shtrenjtë cmimet”
“Para 30 viteve nuk ka qenë ky bollëk I madh, ka patur vetëm patate dhe qepë, tash I ke të gjithë, sic e shihni edhe vet. Sidomos për Ramazan produktet I ket krejt. Përpara, 28 vjet I bëj në Pazar, ky bollëk nuk ka qenë asnjëherë.”
Cdo të enjte kjo pjesë e qytetit shndërrohet në treg të madh. Oferta joshëse tërheq edhe vizitorë nga qytete tjera të vendit. Shumë qytetarë frekuentojnë këtë treg për shkak se ka laramani produktesh dhe nëse ke fat mund të hasish edhe në cmime më të lira se në vende tjera të shitjeve në Tetovë.







