Të tjera lajme

DITË E HAPUR ME ZJARRFIKËSIT NË SHESHIN E TETOVËS

Me rastin e Ditës Nacionale të Zjarrfikësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, qytetarët morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë

Ata u njoftuan nga afër me punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e zjarrfikësve tanë!

 Me prezantimin e pajisjeve dhe automjeteve, Zjarrfikësit e Tetovës shënuan Ditën e Zjarrfikësve.

Në sheshin e Tetovës u ekspozuan pajisjet për përballje me zjarret, shpëtimin nga përmbytjet dhe aksidenteve të trafikut, kamionë kundër zjarrit por edhe shkallë speciale për t`u përballur me zjarret në katet më të larta të banesave.

Më 20 maj në Maqedoni shënohet Dita e Zjarrfikësve. Është një nga ato data që nuk kërkon fjalime të mëdha, sepse vetë profesioni flet mjaft fuqishëm. Zjarrfikësi është njeriu që hyn aty prej nga të tjerët dalin – në flakë, tym, rrënoja, vërshime, aksidente dhe minuta në të cilat jeta matet me shpejtësi, dije dhe guxim. Historia nuk përbëhet vetëm nga sundimtarë, beteja dhe deklarata të mëdha. Ndonjëherë fytyra e saj më e ndershme është një njeri me pajisje mbrojtëse, me zorrën e ujit në duar dhe me jetën e tjetrit para të vetes. Nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë theksojnë se njësitë kundër zjarrit vazhdojnë të përballen me sfida serioze, para së gjithash për shkak të mungesës së kuadrit dhe pajisjeve të vjetruara, edhe pse vitet e fundit po bëhen përpjekje për përmirësimin e kushteve.

AVNI AMETI – Komandant i NJTKZ-Tetovë

Qytetarë, nxënës të shkollave madje edhe fëmijë të çerdheve panë nga afër pajisjet e zjarrfikësve dhe u njoftuan për punën e tyre.

JEHONA MATRANÇI – Kopshti “Bletëzat”

MIRSADE MURTEZANI – Kopshti “REA”

Zjarrfikësit janë heronjtë e përditshmërisë, njerëzit të cilët janë gjithmonë të parët aty ku rreziku është më I madh. Profesioni I zjarrfikësit nuk është vetëm profesion, por një thirrje që kërkon disiplinë të theksuar dhe përkushtim të pashoq.

Zjarrfikësit e Tetovës thanë se, për dallim nga vitet e kaluara, njësia e tyre kundër zjarrit është më mirë e pajisur, por edhe më tej ka hapësirë për pajisje të reja por edhe për resurse njerëzore./Tv Koha/

Të fundit