14/06/2024
22.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ditë e hapur në gjykatën e Tetovës

  • Në gjykatën themelore të Tetovës dje është mbajtur ditë e hapur.
    Me këtë rast, dyert e gjykatës u hapën për të gjithë qytetarët por
    edhe për studentët të cilët kishin mundësi që të njihen me të
    gjithë punën e gjykatës, mënyrën e ndarjes së lëndëve e kështu
    me rradhë. Gjykata Themelore në Tetovë është gjykatë e
    shkallës së parë me kompetenca të zgjeruara ndërsa studentët
    kishin mundësi që të parashtrojnë pyetje edhe lidhur me lëndët
    gjyqësore, mënyrën e funksionimit, punën administrative të
    gjykatës e kështu me rradhë./Tv Koha/

Të fundit