18/06/2024
27.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Do të hiqen barrierat mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, investimet e mëdha po vijnë – paralajmëroi Rama

Pasi dërgoi kritika deri te Bashkimi Evropian për shkak të mosnisjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Edi Rama vlerësoi se që të dy shtetet duhet të vazhdojnë bashkëpunimin për qytetarët e tyre.

Paralajmëroi se investimet e mëdha do të vijnë, ndërkaq ka shtuar, se këtë do ta bëjë se Maqedonia e Veriu edhe Shqipëria për shtetasit e njëra-tjetrës dhe të rajonit.

“Njerëzit e këtyre vendeve kanë vështirësi në kalimin e pikave kufitare. Është një rast që të kuptohet se investimet e mëdha do të vijnë në vendet tona. Është absurde të mendohet agjenda e gjelbër, kur energjia jonë dhe strategjitë nuk janë plotësisht të lidhura. Kështu që, jam i mendimit se kjo është një sfidë dhe një rrugë sfiduese. Maqedonia do të bëj angazhim maksimal që të mundësojë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të udhëtojnë pa kufizime dhe ta hapim Shqipërinë për të gjithë që duan të vijnë nga rajoni. Njerëzit duan të vijnë në plazh në Shqipëri dhe çfarë duhet të bëjnë për këtë, të presin me orë. Kush është fitues për këtë gjë? Askush. Nëse pritni me orë, do t’i shpenzoni paratë në kufi”, tha Rama në Forumin e Prespës për Dialog, transmeton TV21.

Të fundit