04/10/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Do të konfirmohet përgjegjësia e policëve të cilët nuk vepruan gjatë orës policore në Çair

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev sot kumtoi se për mosveprim nga ana e nëpunësve policorë për disa ngjarje gjatë orës policore në Çair të Shkupit do të ngritet procedurë disiplinore dhe do të konfirmohet përgjegjësia e tyre eventuale.

Ai duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp lidhur me dyqanin i cili ishte i hapur në Çair, tha se kjo nuk është në kompetencë të MPB-së, por e Inspektoratit shtetëror të tregut.

“Leje për punë të minimarketeve japin Shtabet lokale të krizës, por ato leje nuk janë për shitje direkte, por për shitje me dërgesë deri tek shtëpitë. Në rastin konkret puna e dyqanit është në kompetencë të Inspektoratit shtetëror të punës. Lidhur me nëpunësit policorë të cilët nuk kanë vepruar lidhur me personat, do të ngritet procedurë disiplinore dhe do të konfirmoeht përgjegjësia e tyre eventuale”, ka thënë Çulev.

I pyetur nëse MPB-ja ka konfirmuar për çfarë qëllimi, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski e ka shfrytëzuar lejen për lëvizje gjatë orës policore, Çulev informoi se ai disponon me leje valide për lëvizje dhe se nuk është regjistruar se është sjell ashpër dhe në mënyrë fyese.

“Sipas informacioneve që i mora nga Sektori për punë të brendshme Strumicë, personi i theksuar disponon me leje valide për lëvizje dhe unë duhet të them se MPB-ja nuk jep leje për lëvizje. Lejet janë ingerenca të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe me leje të Qeverisë është mundësuar të gjithë subjekteve juridike të cilët kanë obligime të punës ose detyrime vetë ta nxjerrin lejen. MPB-ja nuk hyn në vlefshmëri të lejeve, por vetëm sheh nëse ato janë origjinale ose jo”, ka thënë Çulev, duke shtuar se deri më tani nuk ka arritur ndonjë kallëzim nga ana e personit të theksuar se është ndjekur ose se në çfarë do mënyre është legjitimuar në mënyrë të paautorizuar nga ana e nëpunësve të tjerë. fb/

Të fundit