02/05/2024
12.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zelanda e Re mes të parave në botë e shpalli fundin e epidemisë

Zelanda e Re e eliminoi epideminë e koronavirusit dhe do t’i heqë të gjitha masat, përveç atë të kufijve, paralajmëroi kryeministrja Xhasinda Ardern, me çka ky vend i Pacifikut jugor është ndër të parët në botë që e bëri këtë.

Qeveria prej sot në mesnatë do t’i heqë masat e distancës fizike dhe do të kalojë nga niveli 2 i gjendjes së jashtëzakonshme në nivelin 1, tha Ardern.

Ngjarjet publike dhe private, shitoret dhe objektet hotelierike, si dhe i tërë transporti publik tani mund të fillojnë me punë normalisht, pa përmbajtje të distancës fizike e cila është në fuqi në shumicën e vendeve në botë.

“Edhe pse tani jemi në një pozitë më të sigurt, më të fuqishme, megjithatë nuk do të jetë lehtë t’i kthehemi jetës si para Kovid-19. E ruajtëm shëndetin tonë me vendosmëri dhe qëndrueshmëri, ndërsa tani duhet të fokusohemi në rikuperimin ekonomik”, tha Ardern.

“Gjithnjë derisa nuk ka përfunduar nuk mund të themi se është arritur. Kështu, mund ta përfundoj thjeshtë: Të faleminderit, Zelandë e Re”, theksoi Ardern.

Në Zelandë të Re jetojnë rreth pesë milionë njerëz të cilët luftuan me pandeminë. ab/

Të fundit