05/03/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dramë në Gostivar- 35 vjeçari me thikë e kanos dhe i merr paratë një personi, më pas kapet dhe rrihet nga dy persona

Më 28.01.2024, në Gostivar, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit, kanë privuar nga liria personat M.I. (25) dhe J.K.(35), të dy nga Dobërdolli i Gostivarit. Sipas njoftimit, rreth orës 05:30 në bulevardin “Vëllezrit Gjinoski” me veturë “Opel Corsa” i kanë penguar rrugën dhe kanë sulmuar fizikisht personin V.F.(29) nga Gostivari, me çka kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga vetura e tij “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit. Siç raportohet, teksa tentoi të arratisej, V.F. është kthyer me veturë dhe i ka rrëzuar sulmuesit me derën e hapur të shoferit, dhe e ka dëmtuar automjetin e tij.

Lidhur me ngjarjen, në ora 16:00 në Policinë e Gostivarit, S.S.(35) nga Gostivari, ka raportuar se rreth orës 12:00 në shtëpinë e tij ka ardhur V.F. dhe I.J., dhe e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë marrë para duke e kanosur me një send të mprehtë. V.F. është privuar nga liria dhe pas zbardhjes së rastit ndaj të përfshirëve do të përgaditet kallëzim përkatës.

Të fundit