22/04/2024
12.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

MASH: Nuk kemi iniciuar rritje të pjesëmarrjes në studime, shumat mbesin të njëjta si më parë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagon ndaj shkrimeve të disa mediave ku thuhet se me iniciativë të Ministrisë dhe Qeverisë do të dyfishohet pjesëmarrja për studime në institucionet e arsimit të lartë shtetëror për të tre ciklet e studimeve.

“Ky informacion nuk është i vërtet dhe për këtë arsye apelojmë që studentët të jenë të qetë, sepse do të vazhdojnë të paguajnë të njëjtat shuma për shtetin dhe kuotën e bashkëfinancimit që janë të vlefshme për momentin. Në komunikim me Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, morëm informatë se rektorati ka kërkuar mendim nga fakultetet dhe njësitë në përbërje, nëse shumat të cilat aktualisht po paguhen janë të arsyeshme apo ndoshta duhet t’i nënshtrohen korrigjimeve të caktuara. Megjithatë, ky është proces i nisur nga brenda”, qëndron në demantin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, thuhet në kumtesë, respekton parimin e gjithëpërfshirjes gjatë krijimit të politikave dhe sjelljes së vendimeve, kështu që i sigurojmë studentët se asnjë vendim që e dëmton procesin e tyre arsimor nuk do të sjellet pa përfshirjen e organizatave që përfaqësojnë qytetarët e ardhshëm akademikë.

Të fundit