19/07/2024
21.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Drejtori i ri i Toksikologjisë, largoi 18 shqiptarë nga puna

Drejtori i ri i Klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev largoi 18 të punësuar shqiptarë që paraprakisht ishin me kontrata të përkohshme në Klinikën e Toksikologjisë, ndërsa ndërkohë tha se ka nevojë për punësimin e 15 personave të tjerë, shkruan Alsat.

Sipas tij problemi më i madh i klinikës së Toksikologjisë është mungesa e kuadrit të ri, sepse mosha mesatare e punëtorëve të Klinikës është mbi 50 vjeç.

Ai paralajmëroi shpallje të konkursit sipas ligjit. Për të sapo larguarit, kreu i ri i Toksikologjisë theksoi se nuk kanë pasur pëlqim nga Ministria e Financave, por sipas tij edhe Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor kanë kontestuar punësimin për shkak të afatit të zgjedhjeve dhe mos firmosjes nga dy drejtorët.

Çibishev tha se për 6 muaj këta 18 të punësuar kanë marr paga në shumën totale prej 650 mijë denarë.

“Problemi më i madh i yni është ekipimi i kuadrit, gjë që ne do të përpiqemi të gjejmë kuadër të ri. Vetëm kështu do tu vijmë në ndihmë fluksit të pacientëve. Megjithatë në periudhën e kaluar kemi pasur 18 të punësuar, të cilët kanë punuar pa marrëveshje të vlefshme. Kontratat e tyre kanë skaduar 31.12.2023 dhe në 6 muajt e fundit ata kanë punuar në mënyrë të jashtëligjshme. Kjo solli situatë konfliktuoze ndërmjet të punësuarave dhe ka ndikuar negativisht në mbarëvajtjen e procesit të punës në tërë Klinikën”, tha Andon Çibishev, Drejtor i Klinikës së Toksikologjisë./ Alsat.mk

Të fundit