12/07/2024
32.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Radev: Marrëveshjet nuk rishikohen, Qeveria në Shkup ka mungesë njohurish

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe kryeministri grek Kiriakos Micotakis në takimin e tyre të të fundit të punës në Athinë nuk lanë pa kritikuar qeverinë e re në Shkup. Radev tha se drejtuesit e rinj kanë mungesë njohurish.

“Drejtuesit shtetëror të Maqedonisë dukshëm nuk janë të përgatitur. Është e nevojshme njohja e të drejtës ndërkombëtare gjë e cila dukshëm mungon. Kur të firmoset marrëveshje ndërkombëtare, ajo duhet të respektohet nga të gjitha qeveritë e ardhshme dhe jo të rishikohet. Është e qartë se nuk kanë njohuri edhe sa i takon legjislaturës evropiane, sepse kur ka konkluzione të Këshillit të BE-së, të miratuara me konsensus, ata nuk janë objekt pazaresh që të mund të plotësohen”, tha Rumen Radev, President i Bullgarisë.

ai shtoi se Maqedonia e Veriut ka shumë për të mësuar dhe se është i gatshëm të ndihmojë sepse siç tha ai, gjithmonë i kanë ndihmuar vendit në rrugën e tij evropiane.

Përgjigja e Radevit është vazhdimësi e qëndrimeve të ashpra të këmbyera me Mickoskin nëpërmjet mediave gjatë ditëve të fundit, që nga ndryshimi i pushtetit në vend. Kryeministri Hristijan Mickoski tha dy ditë më parë se Marrëveshja me Bullgarinë mund të rinegociohet, ashtu siç u rinegociua një herë.

“Nëse marrëveshja për fqinjësi të mirë ka mundur të rinegociohet dhe atij t’i shtohet propozimi francez, nuk shoh arsye përse të mos shtohet ndonjë propozim francez plus ose ndonjë propozim tjetër që do t’i përfshijë edhe kërkesat që ka populli maqedonas”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Mundësinë për rinegoiimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të vendit dhe ndryshimin e kornizës negociuese me BE-në e kanë hedhur poshtë edhe ndërkombëtarët, përfshirë ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Angela Ageler./ Alsat.mk

Të fundit