16/07/2024
25.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Duje” prin si performanca më e mirë e provës së parë në Eurovision

Numërimi prapa ka filluar për eventin më të madh muzikor në Europë.

Në Eurovisionin e sivjetmë, Shqipëria përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me projektin “Duje”.

Kënga po merr vëmendje të madhe dhe kritika pozitive nga faqet që merren me festivalin dhe fansat e shumtë.

Së fundmi, pas provës së parë që u zhvillua të martën, “Duje” është votuar si paraqitja më e mirë.

“Kush e dha provën e parë më të mirë në Eurovision 2023 të martën e 2 majit?”, ishte pyetja në Wiwi Bloggs.

¼ e totalit të votave, mbi 1000 nga anketuesit online i ka marrë “Duje”.

Kujtojmë se Albina dhe familja Kelmendi performojnë në gjysmëfinalen e dytë teksa një intervistë ekskluzive mbi përgatitjet dhe prapaskenat vjen në Prive të dielën me fillim nga ora 21:40.

Të fundit