30/04/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qendra e Kulturës sjell lajmin e shumëpritur grupi legjendar Elita 5 me koncert në Tetovë

Qendra për Kulturë Tetovë ka njoftuar se grupi legjendar, Elita 5 do të mbajë koncert në Tetovë.

Në kuadër të kësaj, në hapësirat e kësaj Qendre gjatë ditës është realizuar takim me pjesëtarët e Elitës 5.

Koncerti pritet të mbahet më 31 maj 2024.

📢Qendra e Kulturës sjell lajmin e shumëpritur!
Me kërkesë të shumë artdashësve gjithandej, Qendra e Kulturës arriti dakordin që të realizojë koncert me rok grupin “Elita-5”.
Sot në zyrat e Qendrës së Kulturës, patëm nderin të presim anëtarët e rok grupit Elita 5, ku u diskutua rreth organizimit të koncertit madhështor të këtij grupi të famshëm, që sipas planit mbetet 31 maj 2024.
Kënaqësia ishte e dyanshme, pasi që koncerti me këtë rok grup tetovar vjen pas një dekade në Qendrën e Kulturës, me çka entuziazmin e ndamë bashkë dhe besojmë se atë që kërkuan qytetarët këtë vit edhe do ta realizojmë.
Rreth detajeve tjera, gjithsesi se Qendra e Kulturës do t’ju njoftojë në kohë dhe shpresojmë se bashkërisht do të festojmë në koncertin me grupin “Elita-5”, që do ta realizojmë në fund të muajit maj”, thuhet në njoftimin e QKT.

Të fundit