08/10/2024
15.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi përmes një postimi ka reaguar ndaj veprimeve të BDI-LSDM.

Ja postimi i plotë:

Natën si vagabonda dalin dhe vendosin tabela me shkrime të ndryshme dhe pastaj patriotët e komandantit “qajnë” duke u kujdesur për gjuhën shqipe të cilën vet ata e mbulojnë.

Binomi BDI-LSDM së bashku me satelitët e tyre në mënyrë që të tërheqin vëmendjen nga krimi dhe korrupsioni që për çdo ditë po ju del në shesh, po mundohen të krijojnë përçarje etnike mes qytetarëve.
Ata natën vendosin shkrime në tabela në gjuhë të huaja kinse largohet gjuha shqipe dhe ditën dalin luajnë patriotin. Gjuha shqipe nuk është larguar për asnjë moment, por BDI po bën propagandë të errët që të krijojë huti në opinion.

Qytetarët e dijnë kush është BDI dhe lojrat e flliqura që i luan. Turpi i shqiptarëve është BDI-ja.

Koha e tyre ka përfunduar, me shpifje dhe gënjeshtra po mundohen të defokusojnë opinionin!”, ka shkruar Durmishi.(INA)

Të fundit