Të tjera lajme

DURRËS: NISI TURNEU MBARËKOMBËTAR I FUTBOLLIT PËR FËMIJË

Me parakalimin e gjashtë ekipeve pjesëmarrëse sot në stadiumin ndihmës “Niko Dovana“ në Durrës më mënyrë solemne u hap edicioni 21-të, Turneu Mbarëkombëtar I futbollit për fëmijë “Durrësi 2026”.
Ky turne mbarëkombëtar është kthyer në një traditë të bukur sportive ku bashkohen ekipe dhe talente te reja nga të gjitha trojet shqiptare, Tetova, Ulqini, Peja , Bujanoci dhe ekipi nikoqir I Durrësit, por kësaj radhe edhe Arbëreshët e Zarës.

Hapja solemne e Turneut Mbarëkombëtar të Futbollit për Fëmijë u shoqërua edhe me një program artistic ku performuan grupi i valleve nga Durrësi.

Organizatorët për Tv Koha shprehen se Qyteti i Durrësit, për dy ditë, do të përjetojë emocione, garë të ndershme, miqësi dhe shpirt sportiv.
NAIM KËRÇUKU – Ideator i Turneut

Turneun e përshëndeti edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës së Tetovës

Në ndeshjen hapëse Durrësi mundi Pejën 2-1, ndërsa ndeshja midis Arbëreshve të Zarës dhe Bujanocit përfundoi me rezultatin 4:0.

Në orët e paditës në program ishin ndeshjet Tetova – Durrësi dhe Bujanoci -Ulqini. Turneu vazhdon nesër./Tv Koha/ 

Të fundit