16/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dymbëdhjetë projektet madhore të ministrit Hysni Ismaili nga radhët e AlternAtivA-së që kaluan në Qeverinë e RMV-së

Qeveria dha pëlqimin për Programin e ndërtimit të objekteve të reja dhe rikonstruimin, sanimin dhe adaptimin e objekteve ekzistuese që i shfrytëzojnë institutet nacionale nga sfera e kulturës për vitin 2020.

Programi vjetor për investime në kulturë për vitin 2020, përmban 12 projekte aktive të cilat do të realizohen nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe nga Institutet Nacionale nga sfera e kulturës, të cilat janë bartëse të aktiviteteve.

Me Programin janë paraparë aktivitete për vazhdimin e zbatimit të punëve ndërtimore për ndërtimin e teatrit dhe bibliotekës në Tetovë, ku gjithashtu parashihet fillimi me rikonstruimin e objekteve të institucioneve nacionale për të cilat paraprakisht është siguruar dokumentacion projektues, si fazë e parë nga rikonstruimi i objekteve të IN Qendra e Kulturës “ASNOM! Gostivar, IN QK “Trajko Prokopiev” në Kumanovë – ndërtesa e teatrit.

Me programin do të fillohet edhe me aktivitetet për sigurimin e dokumentacionit projektues për rikonstruimin e objekteve të Galerisë Nacionale – “Mala Stanica”, për nevojat e teatrit dhe adaptimin e hapësirës në objektin e galerisë të IN QK “Koço Racin” në Kërçovë.

Gjithashtu me program janë paraparë edhe rikonstruimi i kulmit të objektit të shtëpisë përkujtimore të kryengritjes në Fshatin Razllovci, Dellçevë, rikonstruimi i objektit të IN “Muzeu i Maqedonisë” dhe i objektit të IN QK “Anton panov” Strumicë.

Mjetet financiare të nevojshme për realizimin e aktiviteteve nga Programi vjetor për investime në kulturë janë paraparë në Buxhetin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2020 në shumë prej 209.500.000,00 denarë./Almakos/

Të fundit