03/05/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

E pazakontë, Ali Ahmeti për herë të parë u drejtohet deputetëve nga foltorja e Kuvendit

Në pritje të votimit të ratifikimit të Protokollit për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ndoshta edhe për herë të parë në histori, përmes foltores së Parlamentit iu drejtua deputetëve, shkruan Gazeta Express.

Ahmeti nga foltorja përcolli fjalë miradie për Qeverinë në të cilën partia e tij mori pjesë në këtë periudhë gati katër vjeçare, duke përmendur edhe meritat e partisë së tij në këtë proces.

Fjalimi i Ali Ahmetit në foltore ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale, për shkak se ai nuk e frekuenton shpesh parlamentin por edhe kur vjen, nuk kërkon fjalë nga krye parlamentari.

Në Kuvend pasdite ka filluar seanca solemne për ratifikimin e Protokollit për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Pas ratifikimit është planifikuar ceremoni e ngritjes së flamurit të NATO-s para Kuvendit./GazetaExpress/

Të fundit