Kënga “Me Piano” e interpretuar nga Eda Abdylmexhiti, me tekst të Jasmina Nazifi dhe orkestrim të Sedat Nazifit është fituese e edicionit të 30 të Festivalit të Këngës për Fëmijë Bletëzat 2024.
Në këtë festival, u ndanë tre vende të treta edhe atë, Amar Telqiu, Lis Zeneli dhe Eldin Sulejmani.Dy vendet e dyta u takuan Niha Aliti dhe Brisea Deliaj. Juria profesionale e këtij festivali këtë vit ishte për pëbërje edhe atë, Rudina Bekteshi –Qazimi profesoreshë e pianos, Alldiana Abdurahimi-Ismaili profesoreshë e pianos dhe Syhana Reçi –Iljazi, profesoreshë e instrumentit.Ky është një nga festivalet e vetme për fëmijë që ka një traditë 30 vjeçare dhe që ka mbijetuar edhe përskaj shumë sfidave dhe vështirësive.
Prandaj, organizatorët e festivalit në fillim ndanë edhe mirënjohje për mbështetësit e këtij festivali, ndërsa me fjalë rasti të pranishme ju drejtuar drejtori i festivalit Mevaip Abdiu.I pranishëm në edicionin e 30 jubilar të këtij festivali ishte edhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami i cili përgëzoi organizatorët për këtë festival duke ofruar mbështetjen e komunës me qëllim që ky festival të zgjasë edhe shumë vite.
Sponzor gjeneral i Festivalit Bletëzat 2024 ishte Ministria e Kulturës, ndërsa është mbështetur edhe nga komuna e Tetovës, kompania ecolog në krye me zotri Lazim Destani dhe familjen Destani, brendi i njohur Max Optika dhe ordinanca Doktor Ançevski nga Shkupi.Krahas kësaj, për veshjen e moderatoreve të këtij festivali u përkujdesen studio Hida Bjuti dhe butik Elena Lluka. Festivali kishte edhe pjesën e vet artistike ku të pranishmit i arëgtuan grupi i lojotores Wonderland, ndërsa një pikë kishin nxënësit e klasës treta/pestë pranë shkollës fillore Liria, me dy pika muzikore u paraqitën grupi i fëmijëve Xheladin Zeqiri me koreografi të Elez Mema dhe Albin Ajredini.
Në skenë u ngjit edhe vogëlushja Era Aliu e cila këndoi këngën për dëshmorin Mujdin Aliu. Ndërkaq, në festivalin që u mbajt mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Tetovë, para rreth 700 spektatorëve, juria profesionale ndau edhe çmime tjera.Kështu që, çmimi Menada Ilire i takoi këngëtares Aya Sulejmani, çmimi Radio Bleta për Helena Zeqiri, çmimi Xheladin Zeqiri për Rajana Dervishi, çmimi Best Spot për Rea Mimidini, çmimi Mikrofoni Artë për Era Krasniqi, çmimi Best Talent i takoi Olsa Musliu, çmimi Best Hits shkoi për Furkan Ali, çmimi performansa më e mirë për Aron Musliu, interpretimi më i mirë i takoi Sara Limoni, vokali më i mirë Ajana Zhaku, muzika më e mirë Vlera Rustemi dhe teksti më i mirë Erina Pasha. Të gjitha këngët u shoqëruan nga korri i fëmijëve pranë shkollës fillore Liria në Tetovë.
Sponzor medial i festivalit Bletëzat si gjithmonë edhe kësaj rradhe ishte Televizioni Koha dhe Radio Bleta.(Urim Hasipi/Tv Koha)







