01/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Edukimi parafillor pritet të bëhet i obligueshëm

Edukimi parafillor pritet të hyjë në fuqi gjatë këtij viti, me vendim të Ministrisë së Arsimit. Por njohës të fushës janë skeptik se ky projekt i ministrisë mund të zbatohet sipas planeve, për shkak të mungesës së hapësirave fizike. Ndërkaq SBASHKU, kërkon bashkëpunim të ministrisë me komunat.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar se edukimi parafillor do të bëhet i obligueshëm në vitin 2024.

’Me ligjin e ri, edukimi parafillor bëhet i obliguar për të gjithë nxënësit dhe kjo do të ndikojë edhe në përmirësimin apo rritjen e rezultateve dhe performancës së nxënësve tanë. Ligji ofron edhe një koordinim ndër sekotrial, edukim në familje, ushqyeshmëri, krijimin e menyve ushqimore, sigurimin e rregullimin e materialit didaktik, mentorimin e punës edukative, aftësimin e dadove, etj”, kishte thënë ajo.

Ish-ministri i arsimit, Jonuz Salihaj, konsideron se ky ligj mund të zbatohet brenda 2 viteve, duke përfshirë të gjithë fëmijët.

“Unë mendoj që edhe qeveritë e mëparshme e kanë pasur këtë synim që mësimi parafillor me qenë i obliguar dhe mirë që është bërë tash, ma mirë vonë se kurrë, sepse ky nivel i arsimimit është shumë i rëndësishëm për fëmijët tanë..a mund të bëhet obligative, dhe a mund të zbatohet ky vendim pasi që mbi 80% e fëmijëve të moshës 5 vjeçare janë të përfshirë në mësim parafillor, do të thotë do duhet edhe nja 20% me kriju hapësirat e reja pra për të përfshirë 100% të fëmijëve, unë besoj që ligji brenda dy viteve mund të zbatohet tërësisht fëmijët, duke krijuar hapësira të reja, dhe me këtë dinamik që po punon ministrja, është shumë vështirë pasi shumë pak institucione arsimore janë ndërtuar, faktikisht 1% e planit të tyre është realizu”, tha Salihaj për RTV21.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, kërkon nga Ministrja e Arsimit, që për planin e edukimit prafillor, të bashkëpunojë me komunat.

“Uroj që znj, Nagavci të i ketë bëre të gjitha llogaritjet, bashkë me drejtorinë e arsimit. Në radhë të parë duhet krijuar kushte logjistike, apo ambiente, sepse këta fëmijë që përfshihen në arsimin parafillor, janë fëmijë, i duan ambientet më ndryshe, e kam fjalën në çerdhe por edhe shkolla ku organizohet ky mësim parafillor me këta fëmijët 5 vjeçarë si një parapërgatitje. Është vendim i mirë dhe uroj që komunat te mbështetetën mos të lihen vetëm…pra duhet të bëhen të gjithë bashkë, angazhimet e mos ta lejmë pastaj njeri -tjetrin në mes te rrugës, dhe po është lajm i mirë sepse një fëmijë që e kalon këtë rrugëtim dhe vijnë në klasën e parë, ata do të jenë dukshëm më të përgatitur, sesa fëmijët që nuk e kanë bërë këtë proces”, tha Jasharaj.

Drejtori i shkollës Emin Duraku, në Prishtinë, Visar Osmani, thotë se edukimi parafillor do të ndikojë pozitivisht për parapërgatitjen e fëmijëve për klasën e parë.

“Unë mendoj se është një analizë dhe një vendim, i jashtëzakonshëm, sepse ka kohë qe është debatu dhe është si plan veprimi mirëpo nuk është realizuar asnjëherë, mirëpo ja këtë rast mendoj qëministria ka bërë një hap të duhur, që dikush të mendoj edhe për prindërit edhe për kujdestarët.. është një lloj përgatitje se fëmijët nuk vinë në klasë të parë pa i mësu germat, pa e kry një bazë të shëndoshë me edukatore, dhe fëmijët përgatiten”, tha Osmani. / KultPlus.com

Të fundit