28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ekskluzive: Berat Dehari pritet të emërohet zv/drejtor në Drejtorin e të Ardhurave Publik (DAP)

Berat Dehari, për 8 vjet zëvendës drejtor i Policisë Financiare i Maqedonisë së Veriut, së shpejti pritet të emërohet zëvendës drejtor në Drejtorin e të Ardhura Publik (DAP, mëson eksluzivisht Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk.

Berat Dehari, për momentin ushtron detyrën zëvendës drejtor i Policisë Financiare i Maqedonisë së Veriut.

Kush është Berat Dehari?

Ka lindur në vitin 1982 në Gostivar, shkollën e mesme e ka kryer në ‘Mosha Pijade’ në drejtimin teknik trafiku ndërsa studimet i ka kryer në UEJL në drejtimin penal kurse ka kryer dy herë studime master edhe atë në drejtimin penal dhe kriminalistikë, njërin në UEJL dhe një tjetër në UNS, ndërkohë që është në studime të doktoraturës për administratë biznesi në American College.

Në vitin 2006 ai punësohet në Qeveri në sekretariatin për eurointegrime, ndërkohë që në vitin 2009 kalon në ministrinë e drejtësisë në inspektoratin administrative e më pas në ministrinë e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë ku ka ushtruar postin e shefit të kabinetit të ministrit që më pas në vitin 2011 të kalojë më ministrinë e ekonomisë përkatësisht në inspektoratin e tregut.

Nga viti 2013 është asistent i lëndëve E drejtë penale, kriminalistikë dhe mësim praktik në UNS. Flet gjuhën angleze, gjermane, turke dhe serbo-kroate.

Ai deri më tani ështe treguar shembull më i mirë si funksionar i cili për 8 vjet zero denar shpenzime gjatë kohës sa po qëndron në pozitë në Drejtorinë e policisë financiare.

Pas publikimit të të dhënave në faqen zyrtare të Drejtorisë së policisë financiare, zëvendës drejtori Dehari këto i publikoi edhe në profilin e tij në rrjetet sociale ku tregohen të dhënat mbi shpenzimet e tij derisa është në pozitë drejtuese.

Të fundit