Ashtu siç Zhurnal njoftoi para disa ditëve për thirrjen e tryezës së përbashkët të partive politike shqiptare nga ana e Lëvizjes Besa, dhe kjo u konfirmua nga vet Besa, Zhurnal mëson se sot në ora 12:00 do të realizohet konferenca për media ku do të bëhet thirrja për unifikimin e interesave shqiptare në një tryezë të përbashkët nga të gjitha partitë shqiptare.
Konferencën për media do ta mbajë zv/kryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në ora 12:00.
Thirrja do të ketë për qëllim për të biseduar dhe për të diskutuar mënyrën si të arrihet heqja e 20% nga Kushtetuta e RMV-së.
Ndryshe pas mbledhjes së BDI-së të shtunën mbrëma, kreu i BDI-së tha se nuk ngutet lidhur me këtë çështje. Pritet përgjigjja e partive tjera shqiptare nëse do t’i përgjigjen pozitivisht./Zhurnal.mk