25/07/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Elizabeta Dukovska u zgjodh gjykatëse e re në Gjykatën Kushtetuese

Me 64 vota “për” dhe një të “përmbajtur”, gjykatësja e Gjykatës së Apelit në Shkup, Elizabeta Dukovska në kuadër të mbledhjes së sotme të 106-të u zgjodh gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese, e propozuar nga Këshilli Gjyqësor.

Dukovska është e lindur më 30.07.1961. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka dhënë më 15.02.1990.

Në vitin 2004 u zgjodh gjykatëse në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ndërsa nga korriku i vitit 2007 ka punuar si gjykatëse falimentuese në Gjykatën Themelore Shkupi 2. Në vitin 2009 u zgjodh gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Në përvojën e saj shumëvjeçare ka punuar në Gjykatën Themelore të Punës së Bashkuar në Shkup, si bashkëpunëtore profesioniste, në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Shkup, Gjykatën Themelore Shkupi 1 dhe në Gjykatën e Apelit në Shkup, si bashkëpunëtore profesioniste.

Në kuadër të kësaj seance, deputetët e votuan edhe Propozimin e ligjit për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës dhe e zgjodhën Vukell Valdeta anëtar të ri të Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve.

Të fundit