12/07/2024
33.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Karburantet shtrenjtohen prej 1,5 deri në dy denarë për një litër

Karburantet prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për 1,5 deri në dy denarë për një litër, vendosi sot Komisionit Rregullator i Energjetikës dhe Resurseve të Ujit (KRRE). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,06 për qind.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe vajit Ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,5 denarë për një litër, ndërsa çmimet e benzinës EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZEL (D-E V) rriten për dy denarë për një litër. Çmimi i ri me pakicë i EUROSPER BS – 95 do të jetë 84,5 denarë për një litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 87, EURODIZEL BS (D-E V) për 74, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) për 73 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,505 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 hC dhe do të jetë 41,079 denarë.

Nga KRRE potencojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen e kaluar shënojnë rritje tek benzinat mesatarisht për 4,946 për qind, tek dizeli për 4,784, tek vaji ekstra i lehtë për 4,793 dhe tek mazuti për 1,892 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin në krahasim me përllogaritjen e parapake është më i ulët për 0,224 për qind.

Të fundit