22/04/2024
12.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Emërimi i drejtorëve në M-NAV, Kovaçevski: Nuk ishte situatë komike, por situatë profesionale

Pas tensioneve të ditëve të fundit në M-NAV, Qeveria shkarkoi dy nga tre drejtorët e navigacionit të Maqedonisë dhe në vend të Fahrudin Hamidit dhe Lube Stamenkovskit propozoi Millan Koraqin dhe Ilir Mehmedin. Por ky i fundit nuk i plotësoi kushtet, duke detyruar ekzekutivin të propozojë emër të ri për drejtor, atë të Hekuran Asanit. I pyetur lidhur me këtë Kovaçevski tha se drejtori i ri duhej të kishte përvojë punë si kontrollor në M-NAV.

“Nuk ishte situatë komike por situatë profesionale. Kishte më shumë kandidatë të propozuar dhe shqyrtuar nga ana e qeverisë, pas çka njëri nga to u përzgjodh, por më vonë u vërtetua se kandidati duhej të kishte qenë edhe kontrollor, kështu që mendoj se më vonë u miratua vendim i duhur. Unë nuk e di se drejtori i ri i propozuar nip i kujt është, por e di se ka një përvojë prej 25 vjetësh në M-NAV”, tha Kovaçevski.

Të fundit