11/10/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ende aktive zjarret në Zheden dhe në Malin Sharr

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 zjarre në ambient të hapur. Është djegur bimësi e ulët dhe vegjetacion tjetër, ndërsa zjarrfikësit kanë shuar edhe mbeturina, plehra dhe kontejnerë të djegur, njoftoi QMK.

Nga 17 zjarre në qiell të hapur, ende janë aktive dy – në Malin Sharr dhe në malin Zheden.

Nga Parku kombëtar “Mali i Sharr” njoftojnë se këtë mëngjes do të shkojnë në terren që ta shohin gjendjen e zjarrit mbi fshatin Veshallë dhe do të raportojnë për situatën. Gjatë ditës së djeshme, konform terrenit dhe kushteve, ekipet e NJZ Tetovë dhe renxherë nga Parku kombëtar “Mali i Sharrit” kanë marrë pjesë në shuarjen e tij.

Të fundit