25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ersa Berisha moderatorja televizive 11 vjeçare autore e emisionit “Fëmijët në Londër”, në Televizionin e diasporës shqiptare në Britani të Madhe

Ersa Berisha, e cila jeton në Londër dhe vijon mësimin në Shkollën e Mesme (Seconday School) “Year 7”, ka marrë çmimin “Jack Petchey”, të cilin çmim e marrin të rinjtë që kanë shënuar të arritura të larta.

Ishte e zgjedhur nga shkolla edhe Ambasadore e klaseve te shtat ( Yeau 7)

Moderatorja televizive, 11 vjeçare, Ersa Berisha, është duke dhënë një edhe kontribut të jashtëzakonshëm në Televizionin e diasporës shqiptare në Britani të Madhe “ALBUKT”.

Ajo është autore e emisionit “Fëmijët në Londër”, ku përmes këtij programi prezanton rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe tek të rinjtë, e cila përcillet nga prindërit tek fëmijët që jetojnë në diasporë.

Ajo realizon edhe emisionet e datave të rëndësishme me fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Londër, sikurse për 28 Nëntorin – Dita e Flamurit Kombëtar, për 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës, si dhe për Vitin e Ri, duke recituar dhe kënduar këngë të ndryshme në gjuhën shqipe.

Po ashtu, Ersa në emisionin e saj ka pasur të ftuar edhe bashkëmoshatarë të saj të nacionaliteteve të ndryshme që jetojnë në Londër. Ersa në emisionin e saj, po ashtu është përkthyese nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, meqë i njeh shumë mirë të dy gjuhët.

Kohën e fundit ka filluar edhe me intervista virtuale me fëmijët nga Kosova, gjë që po zgjon kureshtje të madhe dhe po ka shikueshmëri të fëmijët e komunitetit shqiptarë që jetojnë në Londër.

Gjithashtu, Ersa i vijon mësimet të mësimit në njërën nga shkollat e Westminster, ku cilësohet si nxënëse më e dalluar në mësime. Ajo që nga fillimi është shpërblyer me shumë çmime, se fundi për cilësinë e saj në arsim në klasën e shtatë rrëmbeu çmimin “Jakc Petchey”, Oustanding Achiever (Arritshëm ri më të Lartë).

Ndërkohë, Ersa, është duke vazhduar edhe Shkollën e Baletit në nivelin e pestë. Asaj i pëlqen muzika, luan në kitarë kohë pas kohe dhe e shoqëron me këngë. Ajo gjithashtu nuk lenë anash as aktivitet sportive, si notin dhe tenisin.

Ersa është vajza e gazetares së TV ALBUK, Shpresa Përvetica, e cila ka qenë gazetare në Kosovë. Ajo aktualisht punon në televizionin e diasporës shqiptare në Britani të Madhe, ku e drejton emisionin “Biseda në Londër”./TV KOHA/

 

Të fundit