17/06/2024
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

ESHS: Është zvogëluar numri i doktorëve të shkencave dhe të magjistrave në vitin 2022 në krahasim me vitin e kaluar

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, në vitin 2022, titullin doktorë shkence kanë fituar 197 persona, që paraqet zvogëlim për 2 për qind krahasuar me vitin 2021.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, numri më i madh i personave doktoruan në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale me 30.1për qind, pastaj biznes, administrim dhe drejtësi me 17.8 për qind, vijojnë shkencat sociale, gazetari dhe informacion me 10.2 për qind, artet dhe shkencat humane me 9.1 për qind, ndërsa pjesa tjetër e zonave kanë një përqindje më të ulët përfaqësimi.

Numri i femrave të cilët mbrojtën disertacionin e doktoraturës gjatë vitit 2022 është 99 kandidatë, që paraqet 50.3 për qind nga numri i përgjithshëm i personave që doktoruan gjatë vitit 2022.

“Nga numri i përgjithshëm i personave që doktoruan, përqindjen më të lartë, 25.9 për qind, profesionin e tyre e kryejnë në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale”, theksojnë nga ESHS.

Të fundit