06/05/2024
10.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në autostradën Tetovë – Shkup është goditur dhe mbytur një ari

Policia e Tetovës informon se një shofer i moshës 21 vjeçare me makinën e tij ka goditur dhe mbytur një ari dhe në këtë rast është lënduar.

Në SPB Tetovë, ngjarja është raportuar rreth 40 minuta pas mesnate, ndërsa ka ndodhur në autostradën Tetovë – Shkup.

“Është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të Karpallakut, automjeti “volksvagen polo” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 21-vjeçari V.I. nga Sedllarca, Komuna e Vasilevës, ka goditur dhe mbytur një ari. Nga aksidenti shoferi ka marrë lëndime dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor”, informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë ka kryer ekipi nga nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës.

Të fundit