19/06/2024
25.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

ESHS: Paga mesatare në janar 33.943 denarë

Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), sot publikoi të dhënat e pagës mesatare për muajin janar. Sipas tyre, neto paga mesatare mujore në janar të këtij viti ka aarrtur 33.943 denarë dhe në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 13.2 për qind

Rritja e këtillë ka të bëjë para se gjithash, me rritjen e neto-pagës mesatare mujore të paguar për një të punësuar në niveë vjetor në sektorët Transport dhe deponim (23.4 për qind), Ndërtimtari 920.9 për qind) dhe Informacione dhe komunikime (17.3 për qind).

Ulja e neto-pagës mesatare mujore për një punonjës krahasuar me dhjetorin e vitit 2022 është vërejtur në sektorët: Ndërtim (5.1 për qind), Industri përpunuese (5 për qind) dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; riparime dhe automjete motorike dhe motoçikleta (3.5 për qind). Bruto-paga e paguar mesatare mujore për një punonjës, në janar të vitit 2023 është 50.837 denarë.

Të fundit