Nesër në Riga të Letonisë zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të Basketbollit për meshkuj, ku do të përballen Greqia – Turqia dhe Gjermania – Finlanda
Pas ndeshjeve të çerekfinales që u zhvilluan mbrëmë janë mësuar dy ndeshjet gjysmëfinaliste të Kampionatit Evropian të Basketbollit për meshkuj që po zhvillohet në Riga të Letonisë . Në gjysmë finale të Eurobasketit 2025, do të përballen dy skuadrat e Ballkanit, Greqia kundër Turqisë, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Gjermania dhe Finlanda
Në ndeshjet çerekfinale, Greqia fitoi ndaj Lituanisë me rezultatin 87-76, ndërsa Turqia mundi Poloninë me rezultatin 91-77. Në ndeshjet tjera çerekfinale Gjermania mundi Slloveninë 99-91, ndërsa Finlanda triumfoi ndaj Gjeorgjisë me rezultatin 93-79.
Kampionati evropian që mbahet në Riga të Letonisë deri më tani ka dhuruar shumë surpriza, ndërsa Gjermania dhe Greqia konsiderohen foavrite për të siguruar finalen e Evropianit. Ndeshjet gjysmëfinale luhen të premten sipas këtij orari Gjermani – Finlandë në ora 16:00, ndërsa Greqi – Turqi fillojnë në orën 20:00. Të dyja ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen në Xiaomi Arēna në Riga.
SHABAN SINANI – TV KOHA







